Kryetari Hyseni bashkë me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi vizituan nga afër punimet në autostradën Gjilan – Prishtinë.
Kryetari Hyseni përmes një postimi në facebook, ka dhënë premtimin e tij, i cili thotë se ky projekt do të përfundoj gjatë vitit të ardhshëm.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi vizituam nga afër punimet në autostradën Gjilan – Prishtinë.
Sot morëm zotim nga ta se projekti i autostradës e ka të garantuar komponentën financiare dhe pengesat që kanë shkaktuar vonesa në realizim tashmë janë tejkaluar.
Me dinamikë të shtuar të zhvillimit të punimeve ky projekt do të përfundoj gjatë vitit të ardhshëm.