Kryetari Hyseni ka përkujtuar në 23-vjetorin e rënies heroin Agim Ramadani.
Hyseni ka thënë se Agim Ramadani u vra për të mos u harruar kurrë, për agimin e lirisë së vendit që e deshi aq shumë sa ia fali dhe jetën.
Shkrimi i plotë:
Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e heroit Agim Ramadani- Katana. La gruan dhe tre femijët në Zvicër në përgjigjje të thirrjes për mobilizim për ta mbrojtjur dhe çliruar vendin. Ai u vra në Betejën e Koshares, ndër betejat më të lavdishme të luftës së fundit, në shembjen e kufirit që ndante padrejtësisht shqiptarët.
Agimi u vra për të mos u harruar kurrë, për agimin e lirisë së vendit që e deshi aq shumë sa ia fali dhe jetën.
Lavdi heroit Agim Ramadani dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri!