Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e ka shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së arsimit, Selvete Sylejmanin.
Paparaci mëson nga burime se ajo është shkarkuar për shkak të nepotizmit që e ka përfshirë dikasterin që ajo e drejton.
Paparaci ka tentuar të marr një përgjigje nga i pari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe tashmë ish-drejtoresha e arsimit, Selvete Sylejmani, por që të njëjtit nuk kanë qenë të çasshëm.
Nepotizmi në drejtorinë e arsimit në Gjilan është denoncuar javë më parë edhe nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.
Sipas saj, qeverisja lokale në Gjilan nga Vetëvendosja për pak muaj tregoi fytyrën e vet të vërtetë në qeverisjen lokale edhe në arsim.
Ajo shkroi se drejtoresha e Arsimit, Selvete Sylejmani e ka punësuar motrën e vet në çerdhe.