Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se shumë shpejt do të hapet edhe një çerdhe e re në qytet, duke e çuar në gjashtë numrin e çerdheve të ndërtuara gjatë këtij mandati.
Ai tha se çerdhja pranë Rrugës Qarkore tashmë është përfunduar nga jashtë, ndërsa po bëhen punimet e brendshme për ta kompletuar plotësisht objektin, me kushte moderne dhe standarde bashkëkohore për fëmijët
Statusi i plotë:
Edhe një çerdhe e re po bëhet gati shumë shpejt, duke e çuar në gjashtë totalin e çerdheve të ndërtuara gjatë këtij mandati.
Sot vizituam çerdhën pranë Rrugës Qarkore, që tashmë është përfunduar nga jashtë dhe po kompletohet brenda. 🤝
Shumë shpejt, fëmijët tanë do të kenë ambiente moderne, të sigurta dhe me standarde bashkëkohore për të mësuar dhe për t’u argëtuar.
#përGjilaninQëDuam