Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar takimet me qytetarët në fshatrat Llashticë, Lladovë dhe Nasaljë, ku është pritur me entuziazëm nga banorët lokalë.
Gjatë takimit, Hyseni, i shoqëruar nga kandidati për Asamble, Sabri Rexhepi, ka theksuar se besimi i qytetarëve në punën e bërë deri tani është i palëkundur dhe se më 12 tetor pret një fitore të qartë, pa balotazh.
Statusi i plotë:
Llashtica, Lladova dhe Nasalja sonte na dhanë energjinë që nuk përshkruhet me fjalë: Atë të fitores së jashtëzakonshme të 12 tetorit.
Banorët e këtyre fshatrave po e shprehin qartazi se besimi në punën tonë është i palëkundur dhe ndryshimi që kemi nisur nuk do të ndalet më.
Bashkë ishim me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Sabri Rexhepi, ku para banorëve prezantuam planet tona për mandatin e ardhshëm.
Më 12 tetor po fitojmë pa balotazh dhe bindshëm!
#BASHKËpërGjilanin