Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se Epopeja e UÇK-së mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të vendit, duke e cilësuar atë si kujtesë, nderim dhe përulje para sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për lirinë.
Në shënim të 5, 6 dhe 7 Marsit, ai ka bërë thirrje për unitet dhe reflektim, duke ftuar qytetarët e Gjilanit të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore të organizuara sipas agjendës zyrtare. Sipas tij, lavdia e dëshmorëve përbën themelin mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e Republikës.

