Sot, nën patronatin e kryetarit të Gjilanit,Alban Hysenit, u shënua fillimi i manifestimit “Flaka e Janarit 2025”, një ngjarje që nderon sakrificat e heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës.
Së bashku me Nënën Stane, deputetë, ministra, aktivistë dhe qytetarë, Alban Hyseni dhe të pranishmit vizituan Kodrën e Dëshmorëve, duke reflektuar mbi sakrificat e të rënëve dhe duke ripërtërirë angazhimin për një Kosovë që respekton dhe vlerëson ato sakrifica.
Manifestimi vazhdoi me një vizitë te ushtarët e FSK-së, të cilët me guxim dhe përkushtim mbrojnë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.
“Flaka e Janarit” na kujton gjithashtu angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin”, ka shkruar Hyseni.