Para një viti janë mbajtur zgjedhjet lokale në gjithë Kosovën shkruan Radio Star.
Pas raundit të parë i cili u mbajt me 17 tetor, komuna e Gjilanit, shkoi në balotazhit, ku me 14 nëntor fitues doli Alban Hyseni, fitoi ndaj ish-kryetarit Lutfi Hazirin, i cili udhëhoqi për dy mandate Gjilanin
Përmes një postimi në ‘facebook’, kryetari Hyseni ka thënë se gjetëm dyer të mbyllura në institucione, i hapëm ato për qytetarë.
Shkrimi i plotë:
Sot një vit nga fitorja jonë në zgjedhjet lokale.
Gjetëm dyer të mbyllura në institucione, i hapëm ato për qytetarë.
Qindra mijëra euro kursime e të tjera investime dhe shumë obligime të shlyera për më pak se një vit.
Qeverisje me duar të pastra edhe për tri vite tjera.