Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, nga Levizja Vetëvendosje, ka ftuar qytetarët e Gjilanit të marrin pjesë në tubimin e organizuar në prag të fushatës zgjedhore.
Tubimi, ku do të marrë pjesë kandidati për kryeministër, Albin Kurti, do të mbahet të shtunën në sallën e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan.
Ngjarja do të fillojë në orën 16:00, dhe Hyseni ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në tubim.