Nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni, u organizua mbrëmja gala “Nën Një Flamur të Pandarë,” një ngjarje e mbushur me emocion dhe mesazhe frymëzuese.
Kryetari Hyseni priti në zyrën e tij artistët dhe të ftuarit specialë, duke ndarë mirënjohje për kontributin e tyre në këtë ditë të rëndësishme, duke e bërë festën një kujtim të paharrueshëm për qytetin e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Mbrëmë, për nder të 28 Nëntorit, Gjilani u bashkua në një atmosferë uniteti dhe krenarie. Pritja për artistët dhe mbrëmja gala “Nën Një Flamur të Pandarë” ishin momente që përmbyllën festimet me emocion dhe mesazhe të fuqishme kombëtare. 🇦🇱
Dita e Flamurit na kujton sakrificat dhe idealet që na bashkojnë si komb, duke na frymëzuar për një të ardhme më të ndritur.
#pergjilaninqeduam #28Nentori