Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka vlerësuar atmosferën festive që ka mbizotëruar në qytet me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Përveç seancës solemne dhe homazheve në nderim të dëshmorëve, gjatë ditës janë organizuar një sërë aktivitetesh, nga koncertet festive dhe aktivitetet sportive deri te ekspozitat artistike, duke e bërë këtë përvjetor edhe më të veçantë për qytetarët.
Statusi i plotë:
Përpos seancës solemne dhe homazheve në nderim të dëshmorëve, dita e sotme ishte e mbushur me një sërë aktivitetesh që e bënë festën edhe më të veçantë, nga koncertet festive, aktivitetet sportive e deri te ekspozita artistike, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰