Gjilani përjetoi një javë të jashtëzakonshme festimesh për nder të 28 Nëntorit, një periudhë që do të mbahet mend gjatë.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e përshkroi këtë javë si një kohë uniteti dhe krenarie për qytetin, ku kulmoi me premierën e këngës “Qyteti i Gjilanit”.
Këngëtari Ilir Shaqiri kishte përgatitur një surprizë për publikun gjilanas, duke i kushtuar një këngë qytetit të Gjilanit. Ai e interpretoi këtë krijim të veçantë gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Komuna e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Një javë e paharrueshme për Gjilanin, e cila kulmoi me premierën e këngës ‘Qyteti i Gjilanit’, një himn që pasqyron shpirtin dhe dashurinë për qytetin, me muzikë nga Edmond Zhulali, tekst nga Ilir Shaqiri dhe interpretim të mrekullueshëm nga Ilir Shaqiri dhe Enkelejda Arifi .
Pamjet e këngës përfshijnë momentet më të bukura nga aktivitetet festive: ecjen alpine, turneun e futbollit, festivalin folklorik të valleve për fëmijë, panairin e artizanatit, koncertet festive dhe homazhet për dëshmorët.
Javën e mbylli Mbrëmja Gala ‘Nën Një Flamur të Pandarë’, duke bashkuar historinë, kulturën dhe traditën në një festë të madhe për qytetin tonë. Një krenari e vërtetë për Gjilanin! ❤️
#pergjilaninqeduam #QytetiiGjilanit #IlirShaqiri #EnkeledaArifaj #EdmondZhulali