Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u prit sot në Gjilan nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ku bashkë nisën punimet për projektin më të madh kapital në historinë e qytetit Bulevardin e ri të Qytetit, me investim prej 18 milionë euro.
Krahas këtij projekti, u inauguruan edhe fillimet e disa rrugëve të reja dhe investimeve të tjera infrastrukturore.
Statusi i plotë:
GJILANI I PROJEKTEVE TË MËDHA
Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë, nisëm punimet për projektin më të madh kapital në historinë e qytetit tonë – Bulevardin e Qytetit, me investim prej 18 milionë euro. 🚧
Ky bulevard do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror. 🏙️🅿️🏢
Në të njëjtën kohë, nisën punimet edhe për 6 rrugë të reja me gjatësi totale prej 7,995 metrash, me një investim prej 3 milionë euro. 🛣️
Po ashtu, do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i Qakorres me rrugën e Prishtinës, një projekt me vlerë 330 mijë euro.
#përGjilaninqëduam