Komuna e Gjilanit ka nisur një projekt të rëndësishëm infrastrukturore për ndërtimin e gjashtë urave të reja, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe lidhjen më të mirë të qytetarëve.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se punimet kanë filluar me urën e parë në fshatin Livoç i Epërm, ndërsa i gjithë projekti do të realizohet me një investim prej 206,000 eurosh.
Ky zhvillim synon të përmirësojë qarkullimin dhe të ndikojë pozitivisht në jetën e banorëve të zonave të ndryshme të Gjilanit.
Statusi i plotë:
6 ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit. 🏗️🌉
Projekti ka nisur me ndërtimin e urës së parë në fshatin Livoç i Epërm dhe do të realizohet me një investim total prej 206,000 euro.
Për lëvizje më të lehtë për qytetarët tanë, për Gjilanin që duam.
#përGjilaninqëduam