Kryetari Alban Hyseni tha se në Gjilan po zhvillohet një projekt i rëndësishëm që synon të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për qytetarët në nevojë.
Më tutje Hyseni thotë se ky objekt multifunksional do të përfshijë bujtinë për studentë, kuzhinë humanitare dhe një qendër ditore për të moshuarit, duke krijuar kushte më të mira jetese dhe shërbime të dedikuara për ta, përmes këtij investimi, synohet të sigurohet një ambient i sigurt, i ngrohtë dhe i qasshëm për të gjithë ata që kanë nevojë.
Statusi i plotë:
Po punohet intensivisht për një projekt të rëndësishëm që do të ofrojë mbështetje dhe përkujdesje për qytetarët tanë. Në kuadër të këtij projekti, do të ndërtohet objekti që ofron:
✅ Bujtinë për studentë – një hapësirë e dedikuar për 30 studentë, duke u mundësuar atyre kushte më të mira për jetesë dhe studim.
✅ Kuzhinë humanitare – me kapacitet për të siguruar 200 shujta në ditë për ata që kanë nevojë më së shumti.
✅ Qendër ditore për të moshuar – një ambient i sigurt dhe i ngrohtë për 100 të moshuar, ku ata mund të kalojnë kohën e tyre në mënyrë cilësore dhe me kujdesin e duhur.
Ky projekt do të realizohet në një lokacion të qasshëm, duke siguruar shërbime të lehta dhe të përshtatshme për të gjithë përfituesit.
#përGjilaninqëduam