Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka prezantuar projektet kryesore që, sipas tij, do të ndryshojnë rrënjësisht qytetin, duke përfshirë ndërtimin e Sallës së Sporteve (2.7 milionë euro), Stacionit të Autobusëve (1 milion euro), Shkollës së Mjekësisë (3.3 milionë euro) dhe Qendrës për Qëndrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit (2.5 milionë euro).
Këto projekte pritet të përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për qytetarët e Gjilanit.
Statusi i plotë:
Afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash. Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin: Salla e Sporteve – 2.7 milionë euro, Stacioni i Autobusëve – rreth 1 milionë euro, Shkolla e Mjekësisë – 3.3 milionë euro, Qendra për Qendrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit – 2.5 milionë euro.