Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot punimet në fshatin Gumnishtë, ku po vazhdon ndërtimi i terrenit të ri sportiv.
Ky investim synon të krijojë hapësira më të mira për nxënësit dhe komunitetin, duke qenë pjesë e një projekti më të gjerë për pajisjen e shumicës së fshatrave të Gjilanit me terrene sportive moderne.
Hyseni ka theksuar se, pas përfundimit të këtij terreni, do të vijojnë investimet në rregullimin e oborrit dhe përmirësimin e kushteve brenda shkollës së Gumnishtës.
Statusi i plotë:
Bashkë me ekipin sot ishim në fshatin Gumnishtë, ku po vazhdon puna për përfundimin e terrenit sportiv, i cili do t’i shërbejë nxënësve dhe komunitetit. 🏫
Ky është terreni i tetë me radhë që po nis punën, dhe jemi shumë të lumtur që gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive moderne, apo janë në proces të realizimit të tyre. ⚽🏀
Pas përfundimit të hapësirave sportive, do të vijojmë me rregullimin e oborrit dhe më vonë do të realizojmë investime edhe brenda shkollës së Gumnishtës, duke ofruar mundësi më të mira për arsimim dhe aktivitete për nxënësit tanë.
#përGjilaninqëduam