Qyteti i Pejës është tronditur nga vërshimet që ndodhën të shtunën në mbrëma. Si pasojë e këtyre vërshimeve dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka shprehu ngushëllime familjet të cilat u prekën nga kjo tragjedi.
Hyseni, ka thënë se komuna e Gjilanit, është e gatshme të ofroj mbështetjën për ta tejkaluar këtë situatë të rënd.
Statusi i plotë:
Jam i tronditur nga tragjedia që ndodhi mbrëmë në qytetin e Pejës, si pasojë e vërshimeve të mëdha, ku pati edhe humbje jetësh.
Në këto kohëra të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjitha ato familje që u prekën nga kjo tragjedi.
Komuna e Gjilanit solidarizohet me komunën e Pejës dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për tejkalimin e kësaj situate🙏.