Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të filloj ndërtimi i dy çerdheve në Gjilan dhe në fshatin Dobërçan.
Kryetari Hyseni ka treguar se ndërtimi i çerdheve janë disa nga zotimet që po realizohen.
Shkrimi i plotë:
Javën e ardhshme fillon ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj në Dobërçan. Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan📍🤝.
Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen✅📚.