Malisheva ka shënuar fitore të madhe ndaj Ballkanit me rezultat 2-0, në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas ndeshjes ka reaguar futbollisti i Malishevës, Hasan Hyseni me një postim epik në profilin e tij në “Facebook”, shkruan Gazeta Olle.
“Jo qe naj sen veq me bo ma interesont Derbin”, ka shkruar Hyseni.
Bëhet fjalë për derbin e madh kosovar ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili do të zhvillohet nesër.
Me humbjen që Malisheva ia shkaktoi sot Ballkanit, tashmë derbi i lokal bëhet edhe më i nxehtë.
Në rast se Drita fiton, rikthehet në garë për titull, ndërsa nëse fiton Gjilani, pozicionohet në vendin e parë në tabelë.
Megjithatë, kjo fitore më së shumti i bën mirë vetë skuadrës së Hysenit, pasi tashmë ka mbledhur 29 pikë në vendin e shtatë, duke u larguar për katër pikë nga zona e barazhit dhe gjashtë pikë nga rënia. /Gazeta Olle/