Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot ka qëndruar në Parlamentin e Britanisë së Madhe.
Në këtë vizitë të rëndësishme institucionale, Hyseni u mirëprit nga deputeti i Partisë Laburiste, Alex Sobel, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale në Kosovë dhe atyre në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për avancimin e politikave lokale në përputhje me standardet evropiane.
Vizita thekson rëndësinë e diplomacisë lokale dhe përfshirjes aktive të komunave kosovare në skenën ndërkombëtare./Radio Star/