Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar nga afër punimet në projektin e Banimit të Përballueshëm Social, i cili konsiderohet një ndër investimet më të rëndësishme për strehimin e familjeve në nevojë.
Sipas tij, projekti që po realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës po avancon sipas planit dhe pritet të ofrojë kushte më të mira jetese për shumë qytetarë të Gjilanit.

