Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se rruga ‘Vëllezërit Frashëri’ në lagjen Dheu i Bardhë po hyn në fazën përfundimtare të punimeve.
Ky investim, me gjatësi mbi 500 metra dhe gjerësi 5 metra, po shihet si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për banorët e lagjes dhe për qytetin në tërësi.
Statusi i plotë:
Lagjja Dheu i Bardhë 🚧
Pas shumë punimeve në terren, rruga “Vëllezërit Frashëri” po hyn në fazën përfundimtare 🛣️. Me gjatësi mbi 500 metra dhe gjerësi 5 metra, kjo rrugë përfaqëson një arterie shumë të rëndësishme jo vetëm për lagjen, por për të gjithë qytetin 🌆.
Me asfaltimin 🏗️, trotuaret e reja dhe intervenimet në kanalizim, po zgjidhim një problem të madh për banorët e kësaj zone, duke ofruar siguri më të madhe, infrastrukturë më funksionale dhe cilësi më të mirë jetese 🌿.