Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sipërmarrësen e suksesshme Blerta Rexhepi, e cila ka përfituar grante në formë të pajisjeve për të zhvilluar biznesin e saj.
Hyseni u zotua se përkrahja për gratë sipërmarrëse do të vazhdojë, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre iniciativave për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Gjilan.
Statusi i plotë:
Zonja Blerta Rexhepi është në mesin e sipërmarrësve të suksesshme të Gjilanit që kanë përfituar grante në formë të pajisjeve për të zhvilluar bizneset e tyre.
Bisedova sot me të për sfidat dhe planet, si dhe u zotova se do të vazhdojmë t’i përkrahim gratë në çdo hap të rrugëtimit të tyre drejt suksesit në biznes.
Këto iniciativa e zhvillojnë ekonominë tonë dhe krijojnë kushte për vende të reja pune.
#BASHKËpërGjilanin