Dje, tek Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), përmes një ceremonie simbolike u certifikuan 22 pjesëmarrës të cilët përfunduan me sukses programin e trajnimit “Shkathtësitë bazë jetësore dhe punësueshmëria”, në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP”.
Jam i lumtur që të rinjtë e Gjilanit, përmes moduleve të ndryshme të trajnimit të zbatuar nga Kosova Education Center, kanë zhvilluar shkathtësitë e duhura për tregun e punës dhe tashmë disa prej tyre kanë filluar angazhimin në praktika profesionale, në institucione dhe biznese të ndryshme në komunën e Gjilanit.