Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është shprehur i tronditur nga vdekja e ish-basketbollistit gjilanas, Tahir Muratit i cili ndërroi jetë dje shkruan Radio Star.
Hyseni thotë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e ish-trajnerit të tij në basketboll dhe Gjilani ka humbur një njeri të jashtëzakonshëm.
Shkrimi i plotë:
Jam i tronditur nga lajmi për vdekjen e hershme të Tahir Muratit!
Në fëmijëri të hershme, Tahiri ishte trajneri im i basketbollit. Kujdesi i tij ndaj nesh atëherë e tejkalonte rolin e tij si trajner basketbolli.
Gjilani ka humbur një njeri të jashtëzakonshëm, familjar të përkushtuar e sportist të dalluar.
Ngushëllime familjes Murati, miqëve dhe të gjithë atyre që janë edukuar për sportin e jetën nga trajneri Tahir!