Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët, duke treguar se përmes një kontrate 3-vjeçare në vlerë prej 300,000 eurosh, nis zbatimi i një programi profesional për trajtimin e qenve endacakë.
Ky program përfshin kastrimin, sterilizimin dhe kujdesin sipas standardeve më të larta, duke e kthyer këtë problem shumëvjeçar në një kapitull të mbyllur përfundimisht për qytetin.
Statusi i plotë:
Gjilani zgjidh përfundimisht çështjen e qenve endacakë! 🐾
Me kontratë 3-vjeçare prej 300,000€, nis trajtimi profesional i tyre – kastrim, sterilizim dhe kujdes sipas standardeve më të larta.
#përGjilaninqëduam