Stadiumi i Qytetit po bëhet
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku.
Sipas tij ka thënë se vlera e projektit të Stadiumit të Qytetit, do jetë 15 milionë euro.
Shkrimi i plotë:
✍️Në vlerë prej 15 milionë euro, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku.
Si një nga projektet më të mëdha të komunës sonë dhe pas sfidave të shumta që na janë shfaqur tash e 2 vite për implementimin e tij, bashkë me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e projektit të stadiumit të kategorisë 4 në Gjilan.
Bashkë qeverisim, për sportin e sportdashësit! ⚽️🏟️☺️
#perSportin