Ministri Liburn Aliu, gjatë vizitës së tij në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, kanë vizituar parcelën publike të cilën e kanë identifikuar për ndërtimin e banesave më çmim të përballueshëm.
Hyseni ka kërkuar nga ministri që të fillojë realizimi i projektit të Qarkores së re të Qytetit e cila e lidh qytetin e Gjilanit me Autostradën.
Shkrimi i plotë:
📍 Bashkë me ministrin Liburn Aliu, vizituam parcelën publike të cilën e kemi identifikuar për ndërtimin e banesave me çmime të përballueshme, të cilat kanë për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
🍀Ndërtimi i banesave moderne me çmime të përballueshme do të kontribuojë dukshëm në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
🙌Gjithashtu, nga Ministri Aliu kërkova që sa më shpejtë të fillojë realizimi i projektit të Qarkores së re të Qytetit e cila e lidh qytetin e Gjilanit me Autostradën, me qëllim që nevojat urgjente të banorëve tanë të marrin formë sa më shpejtë.
#përGjilaninqëduam✅