Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili po kërkon edhe një mandat, ka vazhduar takimet me qytetarë e biznese lokale, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe zhvillimit ekonomik të qytetit.
Statusi i plotë:
Për mbi 6 dekada, ëmbëltorja Kimi ka qenë pjesë e pandashme e secilit gëzim për gjithë Anamoravën. Andaj sot ishte kënaqësi e veçantë vizita në këtë biznes.
Me rreth 60 të punësuar, shumica prej tyre gra dhe vajza, kjo ëmbëltore që dikur njihej në Gjilan si Egipat, është shembull i gjallë se si bizneset tona lokale fuqizojnë ekonominë e qytetit.
Dy vëllezërit, Visari dhe Shkëlzeni me vizion dhe punë të palodhshme, kanë arritur që në moshë të re të hapin pikat e tyre në gjithë qytetin, të ngrisin një fabrikë prodhimi dhe të kenë plane të qarta për zgjerim.
Kimi Cakehouse vazhdon të jetë sinonim i shijes dhe cilësisë në qytetin tonë.
#BASHKËpërGjilanin