Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se komuna e Gjilanit, është shpërblyer me çmimin Qeverisjes së Shkëlqyer shkruan Radio Star.
Hyseni ka thënë se do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të përkushtohemi në përmirësimin e performancës komunale.
Shkrimi i plotë:
Kisha nderin që sot të pranoja Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA.
Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të përkushtohemi në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë.
Për një qeverisje të #drejtë dhe #transparente!