Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se komuna jonë është e para e cila i bashkohet programit “Arti në Shkollë” shkruan Radio Star.
Sipas tij programi ‘Arti në Shkolla’ synon edukimin kulturor të të rinjve në shkollimin parauniversitar.
Shkrimi i plotë:
Komuna e Gjilanit, komuna e parë e cila i bashkohet programit “Arti në Shkolla” 🎭🎨🖌️
🖼️Edukimi përmes artit është forma më e mirë për të mbajtur të rinjtë të angazhuar në aktivitete të vlefshme për të ardhmen, e njëkohësisht kreative.
👩🎨Programi ‘Arti në Shkolla’ synon edukimin kulturor të të rinjve në shkollimin parauniversitar. Përmes këtij programi, të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të ndërveprojnë në nivel praktik me artin dhe trashëgiminë kulturore në mënyrë sistematike, duke kontribuuar kështu gjerësisht në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme shoqërore ndaj të bukurës dhe historisë, krijimin e audiencave të reja dhe mendimit kritik artistik, pasurimin e fondit të aktiviteteve kulturore dhe stimulimin e zhvillimit të industrisë kreative në vendin tonë.
🤗Komuna e Gjilanit është komuna e parë e cila mirëpret nismën e Ministrisë së Kulturës dhe atë të Arsimit për lansimin e këtij programi nga i cili do të përfitojnë brezat e rinjë.
#përRininë❤️ #ArtiNëShkolla🖼️