Në kuadër të organizimit festiv për fundvit, të titulluar “Kënaqësia n’Fundvit”, sheshi i qytetit të Gjilanit u bë epiqendra e një pritjeje për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ky moment u organizua nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, dhe mblodhi qytetarë të shumtë që bashkë ndanë gëzimin e festave dhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre për vizionin dhe të arriturat në zhvillimin e vendit.
Shkrimi i plotë:
Kryeministri në Gjilanin e Lëvizjes!
Mbrëmë patëm nderin që së bashku me shumë qytetarë dhe bashkatdhetarë gjilanas të presim Kryeministrin e Republikës, z. Albin Kurti. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të rikonfirmuar mbështetjen mbarëpopullore dhe për të shpalosur të arriturat që kemi bërë për zhvillimin e Kosovës sonë. 🇽🇰
Në zemrën e Anamoravës, biseduam për objektivin e fuqizimit të Republikës dhe synimin e 500,000 votave për të siguruar një të ardhme të ndritur për vendin tonë. Edhe pse ishte natë e ftohtë, pritja e zjarrtë nga qytetarët e Gjilanit na ngrohu zemrat dhe na dha më shumë forcë për të vazhduar përpara. 🔥❤
#përGjilaninqëduam #KryeministriAlbinKurti #Kurti3