Kryetari i degës së LVV në Gjilan dhe njëherit kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni, morri pjesë në një organizim, i cili takoi gratë e Qytetit, ku dhe mirëpriti aderimet e reja në parti.
Hyseni sëbashku me Ministrën e Drejtësis, Albulena Haxhiun, në takim me gratë e Qytetit, patën një diskutim të përbashkët dhe morrën propozime të reja për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.
Shkrimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! po rritet çdo ditë e më shumë ❤️
Sot, në Gjilan u mblodhën dhjetëra vajza e gra aktive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe dhjetëra të cilat janë anëtarësuar së fundmi, të cilave iu uruam mirëseardhje.
Bashkë me Kryetaren e GVV-së në nivelin qendror, Albulena Haxhiu dhe nivelin lokal, Arijeta Rexhepi, deputetë e asamblistë, prezantuam angazhimin tonë të përbashkët sa i përket politikave feministe. Nga diskutimet e frytshme, morrëm propozime të reja për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, çështje për të cilën Lëvizja po angazhohet çdo ditë e më shumë.
GVV-ja mirëpret secilën vajzë e grua, e cila dëshiron të vetëvendosë për të ardhmen kolektive.