Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se bashkë me aktivistë dhe qytetarë kanë marrë pjesë në pastrimin e Liqenit të Përlepnicës.
Ai theksoi se ky aset i rëndësishëm i komunës do të mirëmbahen vazhdimisht, duke angazhuar një punëtor të dedikuar, ndërsa në muajt e ardhshëm pritet të vendoset ndriçimi publik dhe kamerat e sigurisë për ta mbrojtur nga mbeturinat dhe deponitë ilegale.
Statusi i plotë:
Liqeni i Përlepnicës – i pastër dhe i mbrojtur💧
Sot, bashkë me aktivistë dhe qytetarë morëm pjesë në pastrimin e Liqenit të Përlepnicës. Ky aset i madh i komunës sonë do të mirëmbahet vazhdimisht, ku ne si komunë do të angazhojmë një punëtor të dedikuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tij.
Gjatë muajve në vijim do të bëhet vendosja e ndriçimit publik dhe kamerave të sigurisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për të parandaluar mbeturinat dhe deponitë ilegale. 💡