Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Alban Hyseni, po vazhdon fuqishëm fushatën zgjedhore me mbështetje të madhe nga qytetarët.
Në tubimet e mbajtura në Malishevë dhe Miresh, Hyseni, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Glauk Konjufca, u prit me entuziazëm dhe përkushtim nga banorët, duke dëshmuar se këto zona janë bastione të qëndrueshme të VETËVENDOSJE!-s.
Ai theksoi se punët dhe projektet e nisura do të vazhdojnë me vendosmëri pas 12 tetorit, ditës që e cilësoi si “fitoren e madhe” të Lëvizjes.
Statuset e plota:
Mireshi sonte dëshmoi fuqishëm se është me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Ky fshat i mrekullueshëm na priti me entuziazëm dhe besnikëri, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, z. Glauk Konjufca dhe me kandidatin për asamble nga ky fshat Avdyl Kastrati.
Punët dhe projektet tona do t’i vazhdojmë edhe pas 12 tetorit, kur do të shënojmë fitoren e madhe.
Faleminderit Miresh!
#BASHKËpërGjilanin
Malisheva, bastion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sonte, Malisheva dëshmoi edhe njëherë fuqishëm përkushtimin dhe besimin e palëkundur në rrugën e drejtë të Lëvizjes sonë.
Në këtë tubim madhështor, të mbushur me energji, entuziazëm dhe dashuri për vendin, të pranishëm ishin nënkryetari i Lëvizjes, z. Glauk Konjufca, dhe deputetja znj. Shqipe Selimi.
Punët që kemi nisur do t’i vazhdojmë me vendosmëri edhe pas 12 tetorit, ditës së fitores së madhe të VETËVENDOSJE!-s.
Faleminderit Malishevë për mikpritjen, besimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme
#BASHKËpërGjilanin