Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku është vendosur pajisja moderne e mamografisë një investim prej 160,000 eurosh që tashmë ka mundësuar mbi 2,300 shërbime falas për qytetarët.
Ky aparat, ndër më modernët në Kosovë, ka ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të më shumë se 100 rasteve të dyshimta, përfshirë edhe 11 raste te gjinia mashkullore.
Hyseni theksoi rëndësinë e parandalimit dhe kontrollit të hershëm, duke ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë këtë shërbim që zgjat vetëm 5 minuta, por që mund të shpëtojë jetë.
Statusi i plotë:
🎗 Mamografia – falas për të gjithë qytetarët tanë.
Sot vizituam QKMF-në dhe pajisjen moderne të mamografisë – një investim prej 160,000€, që deri tani ka mundësuar mbi 2,300 shërbime falas për qytetarët tanë.
✅ 100+ raste të dyshimta të diagnostikuara me kohë
✅ 11 raste të identifikuara edhe te gjinia mashkullore
✅ Pajisja më moderne në Kosovë
✅ Jetë të shpëtuara përmes një ekzaminimi që zgjat vetëm 5 minuta
📅 Terminet mund të merren në QKMF ose përmes numrit të publikuar – bëje kontrollin, vizitohu, sepse shëndeti yt është prioritet.