Bizneset e udhëhequra nga të rinjtë janë në qendër të vëmendjes së Komunës së Gjilanit, pasi konsiderohen thelbësore për krijimin e mundësive të reja dhe zhvillimin ekonomik.
Kryetari Alban Hyseni ka bërë të ditur se përmes Fondit për Ndërmarrësit e Rinj, gjatë mandatit të tij janë ndarë 248,000 euro për financimin e startup-eve të të rinjve dhe të rejave në komunë.
Ai premton se mbështetja do të vazhdojë, duke investuar jo vetëm tek të rinjtë, por edhe në zgjerimin e bizneseve të grave, me qëllim që Gjilani të zhvillohet dhe të krijojë më shumë mundësi për gjeneratat e reja.
Statusi i plotë:
Bizneset e udhëhequra nga të rinjtë e komunës tonë janë fokus i yni sepse vetëm në këtë formë mund të krijojmë mundësi të reja, të mbajmë rininë në Kosovë e të ndikojmë në zhvillim ekonomik.
E gjetëm me zero, mirëpo, brenda mandatit të parë me fondin për Ndërmarrësit e rinj kemi financuar star up-et e të rinjve dhe të rejave nga komuna jonë me gjithsej 248,000.00 euro të ndara.
Ne do të vazhdojmë të investojmë te rinia jonë dhe në zgjerimin e bizneseve të grave, përmes këtij Fondi dhe nismave tjera që do të na ndihmojmë të kontribuojmë e të zhvillojmë Gjilanin që duam.
#përGjilaninqëduam