Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati buxheti për subvencionimin e organizatave joqeveritare në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit është shumëfishuar, duke arritur mbi 1 milion euro.
Ai theksoi se ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetit, i cili prej gjithmonë ka qenë qendër e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive.
Statusi i plotë:
Takimet tona dinamike vazhduan me përfaqësues të Organizatave Joqeveritare që veprojnë në qytetin tonë.
Këto organizata nga fusha e kulturës, rinisë dhe sportit kanë gëzuar mbështetje të vazhdueshme nga komuna gjatë këtyre katër viteve. Në kategorinë e subvencioneve kemi shumëfishuar buxhetin, duke e çuar në mbi 1 milion euro gjatë këtij mandati.
Ky është investim në të ardhmen e Gjilanit, qytetin që gjithmonë ka qenë e do të mbetet qendër e kulturës, rinisë dhe sportit.
#përGjilaninqëduam