Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij janë realizuar mbi 2 milionë euro investime në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, duke i cilësuar këto fusha si një nga shtyllat kryesore të qeverisjes lokale.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka theksuar disa nga projektet kyçe që janë realizuar apo janë në funksion, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Gjilanit:
✅ QMF e re në Lagjen Arbëria
✅ Mamografi – falas
✅ Pap-test – falas
✅ Laboratorë për analiza gjaku në 5 fshatra
✅ Kujdes paliativ – nga 2 në 5 ditë në javë
“Kjo është qeverisja jonë për shëndetësinë, për mirëqenien sociale, për Gjilanin që duam”, ka shkruar Hyseni në fund të postimit të tij, duke ritheksuar përkushtimin ndaj shërbimeve publike me fokus në kujdesin ndaj qytetarëve.