Janë bërë 24 vjet nga Beteja e Koshares e cila konsiderohet si një ndër betejat më të përgjakshme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryetari Hyseni, bashkë me një pjesë të stafit të tij, kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial Beteja e Kosharës shkruan Radio Star.
Hyseni thotë se me 9 prill filloi beteja e lavdishme në Koshare, për thyerjen e kufirit artificial shqiptaro – shqiptar, nën udhëheqjen e heronjve Agim Ramadani e Sali Çakaj.
Shkrimi i plotë:
Më 9 Prill 1999, filloi beteja e lavdishme në Koshare, për thyerjen e kufirit artificial shqiptaro – shqiptar, nën udhëheqjen e heronjve Agim Ramadani e Sali Çakaj. Sot, në kompleksin memorial në Koshare, në 24-vjetorin e betejës, u përkulëm me nderim para kujtimit dhe aktit heroik të 144 dëshmorëve nga të gjitha trojet shqiptare, që ranë për të vetmin qëllim, lirinë. 🇦🇱🇽🇰
Lavdi dhe kujtim i përhershëm për sakrificën e dëshmorëve tanë!