Kryetari i Gjilan, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Qendra për Qëndrim Ditor tashmë është bërë realitet, duke u përuruar si një hapësirë multifunksionale në shërbim të qytetarëve.
Hyseni theksoi se kjo qendër do të përfshijë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën humanitare dhe bujtinën për studentë, duke e cilësuar projektin si një investim me rëndësi të veçantë për mirëqenien sociale në komunë.

