Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve për liri.
Në këtë ditë të shënuar, ai ka theksuar rëndësinë e kujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve, të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë që sot e gëzojmë.
Statusi i plotë:
Me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të Gjilanit bëmë homazhe te të rënët për liri.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët që sakrifikuan me të shtrenjtën për lirinë që sot e gëzojmë.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!

