Hyseni ka marrë pjesë në aksionin e pastrimit të Liqenit të Livoqit, ku ka apeluar tek qytetarët që të ruajnë ambientin.
Ai ka bërë të ditur se tani liqeni do të ketë të angazhuar një punëtor nga ndërmarrja “Tregu”, i cili do të përkujdeset për mirëmbajtjen e ambientit rreth liqenit.
Statusi i plotë:
Liqeni i Livoqit – tani me pamje dinjitoze! 💚
Faleminderit qytetarëve dhe aktivistëve që na u bashkuan në pastrimin e liqenit.
Së shpejti do të vendosen dritat dhe kamerat, për ta mbrojtur këtë bukuri natyrore.
Qytetarë të dashur, ta mbajmë bashkë të pastër Liqenin – këtë pasuri tonën.🍀