Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, po merr pjesë në Konventën e Lidhjes së Bizneseve të Diasporës, e cila po mbahet në Nafels të Zvicrës shkruan Radio Star.
Hyseni thotë se Komuna e Gjilanit, tashmë ka filluar projektin e zonës ekonomike dhe po ofron mundësi dhe lehtësira për biznese.
Shkrimi i plotë:
Investimet nga diaspora të mirëpritura në Gjilan
Kënaqësi të isha pjesë e aktiviteteve të Lidhjes së Bizneseve të Diasporës, presidentit z. Fehmi Fetahu, në Nafels të Zvicrës të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare.
Para biznesve të diasporës prezantuam mundësitë dhe lehtësirat që ofron Komuna e Gjilanit për investime. Tashmë ne kemi filluar projektin e zonës ekonomike.
Synimi ynë është që të tërheqim bizneset e diasporës për investime në Gjilan