Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Dritës, së bashku me Kryetarin e FFK-së Agim Ademi, drejtuesit e klubit, pronarët, zyrtarë dhe tifozë.
Hapësira për realizimin e këtij projekti është ndarë nga Komuna e Gjilanit, si një mbështetje konkrete për zhvillimin e sportit dhe futbollit në qytet, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për kampionët dhe rritjen e cilësisë së tyre sportive.
Statusi i plotë:
Sot, bashkë me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, drejtorin e klubit Feti Murseli, pronarin Valon Murseli, zyrtarë të klubit dhe tifozë, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Dritës.
Hapësira për ndërtimin e këtij kampi është ndarë nga Komuna, si mbështetje konkrete për sportin dhe futbollin gjilanas.
Kampionët tanë meritojnë kushte dhe investime të tilla që ua rrisin cilësinë dhe angazhimin.










