Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar me intensitet të shtuar takimet në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 12 tetorit.
Gjatë ditës, ai ka zhvilluar bashkëbisedime me qytetarë, aktivistë dhe bashkëpunëtorë në disa lagje të qytetit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe mbështetjes për vazhdimin e projekteve në të mirë të komunës.
Shkrimet e plota:
Takimet i vazhduam tek Drejtori i Arsimit dhe kandidati për Asamble, Shpend Nuhiu, ku na pritën miq e familjarë të tij.
Bashkëbisedime të ngrohta, energji dhe vendosmëri për mobilizim deri më 12 tetor! 🤝🏻
Aktivitetet e mobilizimit vazhduan edhe sot!
Në pikën “Rruga e Prishtinës” na priti drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Kushtrim Zeqiri.
Energjia e njëjtë, entuziazmi i lartë – bashkë vazhdojmë drejt 12 tetorit!
Bashkë me asambleistin e Lëvizjes, Blerim Haziri, vazhduam takimet me aktivistë e qytetarë në lagjet e qytetit.
Mobilizimi po rritet çdo ditë – lagje për lagje, derisa të arrijmë te çdo qytetar.
Aktivitetet tona për mobilizim vazhduan në Lagjen e 8-të, ku na priti drejtori i Shërbimeve Publike, z. Kushtrim Ibrahimi.
Me qytetarët e kësaj lagjeje bashkëbiseduam për sfidat dhe mundësitë që na presin, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në zgjedhjet e 12 tetorit.