Kryetari Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat e tija në fermerë përfitues nga Komuna e Gjilanit.
Muhamet Shala, është përfitues i subvencionimit të qumështit me 8 cent për litër, i cili ka realizuar 35,840 litra prodhim të qumshtit.
Shkrimi i plotë:
👨🌾Vizitë tek fermeri Muhamet Shala, një ndër fermerët më të mëdhenj të komunës nga fshati Ponesh, i cili është përfitues i subvencionimit të qumështit🥛 me 8 cent për litër, dhe i njejti për 6 muaj ka realizuar 35,840 litër prodhim të qumështit.
ℹ️Muhameti do të përfitonte subvencion prej 2867€, ndërkaq rregullorja komunale për subvencione në bujqësi nuk lejon të tejkalohet shuma prej 1500€ për një fermer. Si rrjedhojë, ne kemi iniciuar kërkesë në Kuvendin Komunal për shqyrtimin e rregullores dhe mundësinë e rritjes së kësaj shume.
☀️Në fermën e familjes Shala, mbarështohen 30 krerë lopë🐄 dhe punohen mbi 100 hektar të mbjellura, 86 hektar me grurë🌾 dhe 20 hektar me misër🌽.
🤝Ne jemi të lumtur që kemi fermerë të tillë, të cilët me punën e pandalshme të tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunës e vendit tonë.
✅Komuna për fermerin.