Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim Ilmi Krasniqin, i cili ka ushtruar funksione dhe detyra të rëndësishme administrative në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në veçanti në këshillin e BIK-ut.
Me rastin e pensionimit të tij, i pari i Gjilanit i ka ndarë mirënjohje, në shenjë vlerësimi për kontributin e gjatë, përkushtimin dhe ndershmërinë në shërbim të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke dhënë shembull të devotshmërisë dhe besnikërisë në misionin fetar e kombëtar.










