Gjilani i dha sot lamtumirën e fundit profesorit të njohur Isa Jakupi, i cili ndërroi jetë dje, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në arsim dhe kulturë.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se vdekja e profesorit Jakupi ishte një lajm i trishtë. Në një mesazh ngushëllimi, Hyseni theksoi se profesori Isa Jakupi ishte një qytetar model, profesionist i dalluar dhe kontribues i rëndësishëm për kulturën e qytetit tonë. Ai shtoi se humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, komunitetin dhe gjithë Gjilanin.
Prof. Isa Jakupi do të kujtohet për përkushtimin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në qytetin tonë. U prehtë në paqe!